Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prevlukaj, ka thënë se të jesh pjesë e një komuniteti politik si PDK-ja, që sipas tij, i ka bërë detyrat më të rëndësishme, është trup që të mos vazhdosh të paktën fuqizimin e atyre të arriturave.
Prevlukaj tha se shkaku që është në PDK janë çështje parimore, teksa tha se e ndjen detyrim që ta mbrojë një bashkësi politike të themeluar nga njerëzit e UÇK-së, LPK-së dhe LKÇK-së një pjesë.
“Në aspektin shpirtëror meqë kam vendosur që t’ia kushtoj shkencës së historisë tërë jetën, kjo tregon që unë kam qenë afër me këtë komunitet dhe bindje paraprake për shkak se ndryshe s’e kisha studiuar këta njerëz”.
“Dhe, e di rëndësinë që do ta marrin Thaci, Veseli e shokët e tyre me kalimin e viteve. Kjo tregon që unë e konsideroj krenari që të jem pjesë e atyre njerëzve”, tha Prevlukaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Më tej, Prevlukaj foli për ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Veseli, për të cilët tha se kanë kredite të larta, pasi ç kanë vu derën e çeliktë dhe nuk kthehet asnjë pushtues më në Kosovë.
“Njerëzit para Thaçit e Veselit ose janë vrarë ose kanë vdekur natyralisht pa arritur që ta konkretizojnë objektivin e tyre, ndërsa themeluesit e PDK-së, pa përjashtuar edhe shokët e tyre janë njerëz që kanë kredite më të larta sepse e kanë vu derën e çeliktë dhe nuk kthehet asnjë pushtues brenda”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>