Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmePrattipati takon ministrat Krasniqi e Murati, në fokus bashkëpunimi Kosovë–SHBA

Prattipati takon ministrat Krasniqi e Murati, në fokus bashkëpunimi Kosovë–SHBA

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar gjatë ditës së sotme me dy ministra të qeverisë Kurti 3.

Në dy njoftime të ndara në Facebook, ambasada ka theksuar se Prattipati është takuar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të diskutuar “forcimin e bashkëpunimit ShBA–Kosovë dhe mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve”.

“Institucionet përfaqësuese dhe pjesëmarrja aktive janë themeli i stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë në rajon”, u tha në postimin e Ambasadës.

Ndërkohë, faqja zyrtare e Ambasadës amerikane në Prishtinë ka njoftuar edhe për një takim të Prattipatit me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet kryesore të zhvillimit.

“Me avancimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, ShBA mirëpret zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane dhe një angazhim më të fortë tregtar që avancon interesat e përbashkëta ekonomike”, bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT