Prattipati merr pjesë në akademinë përkujtimore për Heroin Afrim Bunjaku

Prattipati merr pjesë në akademinë përkujtimore për Heroin Afrim Bunjaku

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të vrarë policor, Heroin Afrim Bunjaku, dy vjet më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës dy vjet më parë gjatë sulmit në Banjskë”, shkroi kjo Ambasadë në Facebook. /Këankosova.tv

The post Prattipati merr pjesë në akademinë përkujtimore për Heroin Afrim Bunjaku appeared first on Klan Kosova.