E premte, 30 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePrapaskenat e masakrës në Bradashesh: Rrëfimi dramatik i Erion Alibejt në gjykatë

Prapaskenat e masakrës në Bradashesh: Rrëfimi dramatik i Erion Alibejt në gjykatë

Në një seancë të mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Plumbi i Artë”, janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej. Sipas raportimit të A2 CNN, Alibej ka folur për ngjarjet që çuan në atentatin e vitit 2019 në Bradashesh, ku humbën jetën tre persona, mes tyre edhe një shtetas turk, shkruan Gazeta Sinjali.

Alibej rrëfeu se konflikti kishte nisur më herët dhe se kishte qenë në kërkim pas një përplasjeje me armë me Xhoni Rustën. “Mbaja armë në makinë. Kur më doli paralel, ishte Xhoni Rusta në timon. I qëllova,” deklaroi ai.

Gjatë kësaj kohe, Alibej thotë se ishte strehuar në vende të ndryshme, përfshirë një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit ku banonin vëllezërit Aldo dhe Kevi Baho. Në qershor 2019, Kevi Baho ishte shënjestruar në një atentat.

Një element tjetër i rëndësishëm që përmendi Alibej është prania e një shtetasi turk, që ishte bashkë me Endritin gjatë një vizite të fundit në Shqipëri dhe që mbeti i vrarë në atentatin në Bradashesh. “E gjeta Endritin të ngrohtë, por pa shenja jete. Po ashtu dhe turku, dhe xhaxhai im. Ishte errësirë. Aty zakonisht ka patrullë policie, por atë natë nuk ishte,” deklaroi Alibej.

Ai shtoi se menjëherë pas atentatit, në shtëpinë e viktimave mbërritën emra të njohur për drejtësinë si Florenc Çapja, Bledar Muça dhe Ervis Caushllari. “Muça më tha se i kishte thënë Endritit të bënte kujdes nga Suel Çela, ai i bën këto masakra,” theksoi Alibej.

Në dëshminë e tij, Alibej përshkroi edhe detaje për mënyrën si ndodhi atentati dhe reagimin e familjarëve. Ai tha se ishte i pari që mbërriti në vendngjarje dhe përshkroi tronditjen e thellë të bashkëshortes dhe motrës së tij kur hapën derën e makinës Range Rover ku ndodheshin viktimat.

“E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endriti i kishte plumbat nën krah,” tregoi ai, duke përmendur më tej edhe përfshirjen e një makine “benz gri” si pjesë e atentatit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT