Dy persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimin për marrje ryshfeti në qytetin e Ferizajt.
Sipas policisë, të njëjtit dyshohet se kanë kanë pranuar ryshfet në vlerë prej 400 eurosh, duke i premtuar viktimës përshpejtimin e procedurës së një kërkese për furnizim të dorëzuar më herët.
“Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar-gjetur po në atë zyre, tek njeri prej te dyshuarve.Lidhur me rastin në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar personat e dyshuar të cilëve iu ngarkohet vepra “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat“ ku pas intervistës, prokurori ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e tyre”, thotë policia përmes një njoftimi, transmeton Klankosova.tv.


