Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka bërë rrjetin të shpërthejë në të qeshura me një shaka epike ndaj bashkëshortit të saj, reperit Gjiko.
Në një video që ajo publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit bisedën e saj me Gjikon në ËhatsApp, ku i shkruante se “një teknik po vinte të rregullonte diçka në orën 11 të natës”.
Mesazhi i saj e vuri menjëherë reperin në alarm, duke menduar se dikush i huaj kishte hyrë në banesë.
Foto: TikTok
I shqetësuar, Gjiko nis ta telefonojë disa herë me radhë, duke i kërkuar shpjegime.
“Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”.
Paniku i tij arrin kulmin kur, i bindur se situata ishte e rrezikshme, ai njofton policinë, ndërsa Elita vazhdon me shakanë duke e siguruar se “tekniku” ndodhej ende në shtëpi.
Kur ajo më në fund zbulon se gjithçka ishte një “prank”, reagimi i Gjikos është plot habi dhe frikë.
Foto: TikTok
“A je normale. Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem”.
Videoja është bërë virale, duke mbledhur me qindra komente dhe mijëra pëlqime.
TikTok · ElitaRudi
TikTok · ElitaRudi www.tiktok.com
179 likes, 11 comments. “@maGjiko Sorry bebe🥹😅❤️”
Ndjekësit e kanë cilësuar si “shakanë më të fortë të vitit” dhe kanë përgëzuar Elitën për kreativitetin dhe humorin e saj.
Në fund të videos, moderatorja i kërkon falje bashkëshortit për gjithë situatën që krijoi. /Telegrafi/