Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmePrangoset shoferi që goditi për vdekje 74 vjeçarin në Skenderaj

Prangoset shoferi që goditi për vdekje 74 vjeçarin në Skenderaj

74 vjeçari Miftar Lushtaku, u godit për vdekje mbrëmë nga një veturë në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Me këtë rast, policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili nga pakujdesia e ka shkaktuar aksidentin me fatalitet.

“Rr. Skënderbeu, Skenderaj 17.03.2026 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.

Ky është 74-vjeçari që vdiq pasi u godit nga vetura në Skenderaj

Aksidenti në Skenderaj, vdes këmbësori 74-vjeçar

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT