Prangoset edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht

Prangoset edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht

Është arrestuar edukatorja e një çerdhje në Lipjan e cila dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmiut njëvjeçar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se ajo është dërguar në mbajtje.

“Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

“Shenja thonjsh në fyt”, flet daja i njëvjeçares që dyshohet se u lëndua nga edukatorja në çerdhe

Derisa sot gjatë ditës, detaje rreth kësaj ngjarje ka dhënë edhe daja i viktimës.

Shaban Avdyli rrëfeu se kur nëna e vajzës ka shkuar për ta marrë nga çerdhja, ia ka vërejtur shenjat e thonjve në fytin e saj.

“Kjo është situata në fjalë: Ka shkuar nëna e vajzës për ta marrë vajzën nga çerdhja dhe e kanë vërejtur vajzën me shenja thonjsh në fyt. Dyshuam se edukatorja mund të kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushes njëvjeçare”, u shpreh për Klankosova.tv.

Avdyli shtoi se dyshimet e para i kishin tek edukatorja, ndaj edhe kanë vendosur që t’i shikojnë kamerat e sigurisë, nga ku sipas tij, vërtetuan atë për çka edhe dyshonin.

“Pas kësaj, e pamë në kamerat e sigurisë që edukatorja në fjalë e ka kapur për fyti, e ka përplasur në dysheme dhe e ka goditur me top”, tha daja i vogëlushes, derisa u shpreh se edukatorja e kishte pranuar fajin dhe kishte kërkuar falje.

“E ka pranuar dhe më thoshte kam gabuar, më fal”, shtoi Avdyli për Klankosova.tv.

The post Prangoset edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht appeared first on Klan Kosova.