Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajmePRAK kërkon heqjen e tarifës 3 € në QKUK dhe rritje të...

PRAK kërkon heqjen e tarifës 3 € në QKUK dhe rritje të kapaciteteve spitalore

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka bërë thirrje që të hiqet pagesa ditore prej 3 € për familjarët përcjellës në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Sipas PRAK, përcjellësit janë pjesë e domosdoshme e kujdesit ndaj pacientëve dhe tarifimi i tyre krijon barrë shtesë për familjet, veçanërisht për kategoritë e ndjeshme.

Shoqata kërkon gjithashtu që institucionet të rrisin kapacitetet spitalore dhe të përmirësojnë shërbimet mbështetëse, në vend që të zgjidhin sfidat infrastrukturore përmes tarifave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT