Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka ngjallur kureshtjen e publikut duke zbuluar një kënd nga shtëpia e re ku do të zhvillohet spektakli.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fragment nga ambienti i brendshëm, duke dhënë një shije të parë për atmosferën dhe stilin që do ta karakterizojë edicionin e sivjetmë.
Ky detaj i vogël, megjithatë, ka mjaftuar që fansat e programit të nisin diskutimet dhe pritjet e tyre për surprizat që priten.
Foto: Instagram
Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të sjellë risi jo vetëm me përzgjedhjen e banorëve, por edhe me konceptin e shtëpisë, e cila tradicionalisht është një nga elementët më të komentuar të spektaklit.
Duke qenë se Hamiti është figura kryesore që udhëheq natën e spektaklit, postimi i tij shihet si një paralajmërim i atmosferës energjike dhe dinamike që do të pasojë sapo të hapen dyert e shtëpisë për banorët e rinj.
Fansat tashmë mezi presin të shohin transformimin e plotë të hapësirës dhe të mësojnë më shumë rreth detajeve të këtij edicioni.
Ndërkaq është përfolur se ky edicion do të fillojë më 31 tetor. /Telegrafi/