Posta e Kosovës ka marrë në kontroll një objekt në Graçanicë i cili më herët përdorej nga posta e Serbisë.
Siç mëson Telegrafi ky objekt tash e tutje do të përdoret nga Posta e Kosovës, gjersa para këtij objekti janë parë vetura të Postës së Kosovës.
Lidhur me këtë, ende nuk ka një deklarim zyrtar nga institucionet. /Telegrafi/