Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Përmes në komunikate për media, Prokuroria Themelore e Gjilanit bëri të ditur se tek i dyshuari me inicialet L.H, janë gjetur dhe sekuestruar pasuri e specifikuar dhe atë, një revole e markës Zoraki 917 – T, tri vazo plastike (të improvizuara nga shishja e plastikës) me bimë të sapo mbjellë narkotike, një qese plastike me 39 gram marihuanë, një qese plastike me 23.6 gram kokainë, dy peshore digjitale, dy telefona të markës IPHON, një çantë e zezë krahu, dhe 589.33 euro, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe sipas Prokurorisë, ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
The post Posedonte drogë dhe armë pa leje, arrestohet appeared first on Klan Kosova.