Dy burra janë arrestuar të premten në Obiliq, nën dyshimin se posedonin substancë narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 342.8 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 1.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese najloni që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe katër fishekë, transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 342.8 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 1.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese najloni që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe katër fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Posedonin kokainë dhe marihuanë, arrestohen dy burra në Obiliq appeared first on Klan Kosova.