Porsche do të ketë ‘gjithmonë’ një buton për volum

Porsche do të ketë 'gjithmonë' një buton për volum

Disa prodhues veturash e kanë tepruar me dizajnin e brendshëm, duke zëvendësuar butonat dhe dorezat tradicionale me kontrolle të ndjeshme ndaj prekjes dhe ekrane me prekje të mëdha.

Porsche ndoqi këtë trend me lansimin e Taycan elektrik, duke hequr shumë kontrolle fizike.


Por tani duket se kompania po e ripërcakton këtë qasje.

Menaxheri i elektronikës së Cayenne, Dirk Assfalg, tha se klientët ende duan butona fizikë në automjetet e tyre.

Edhe Cayenne EV i ri, i cili ka një brendësi të mbushur me teknologji me një ekran qendror OLED 14.3 inç, ruan kontrollet fizike për shumicën e funksioneve kryesore.

Sipas Assfalg, modelet Porsche do të kenë “gjithmonë” disa butona të caktuar – si një buton volumi – dhe Cayenne Electric ruan kontrollet prekëse për gjëra të tilla si shpejtësia e ventilatorit dhe temperatura.

Shumica e veçorive të tjera ende menaxhohen përmes ekranit të madh me prekje.

“Ne e dimë nga klientët tanë, se gjithmonë ekziston një dëshirë e fortë për t’i pasur këto butona ende në veturë.” /Telegrafi/