Gjatë qëndrimit në Kopenhagë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri një deklaratë të fortë që e shqetësoi homologun e saj në Serbi.
Si mysafire në komitetin politik evropian, ajo i bëri thirrje BE-në të tregojë qëndrueshmëri në përballje me taktikat destabilizuese të Rusisë së Vladimir Putinit e Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, duke thënë se nuk mundet që njëri të trajtohet si agresor e diktator e tjetri si partner për paqe.
Vuçiq reagoi rreptë, një ditë më pas, duke thënë se Osmanin nuk e dëgjon kush.
Ai tha se Prishtina do të vazhdojë me përpjekjet dhe provokimet për të detyruar serbët e Kosovës të ikin nga këtu, pasi siç tha, shqiptarët nuk kanë politika tjera, pos të presin për t’i shfrytëzuar ato që i quajti kohë para luftës.
Presidenti serb tha se nuk ngurron ta thotë hapur se lufta po vjen. Prandaj, sipas tij, Kosova po e shfrytëzon rastin e vetë ta fitojë mbështetjen e shumicës së vendeve të NATO-s dhe BE-së kundër Serbisë.
Ai shtoi se do të bëjë çmos që vendi i tij të mos hyjë në luftë.
Por, kësaj nuk i beson hiq Vjosa Osmani, e cila, të shtunën, reagoi në X, duke thënë se Vuçiq është duke i treguar botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit, por vazhdimësinë e asaj që kishte bërë Sllobodan Milloshviq në vitet 90 të shekullit të kaluar.
Osmani ka thënë se Kosova, për dallim nga Serbia e Vuçiq, ka zgjedhur paqen, të cilën, siç potencoi, do ta mbrojë më çdo kusht.
The post Porosia nga Kosova Osmani: Vuçiq dështak, sikur Millosheviqi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.