Porosia e Von der Leyen: Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet

Ibrahim Berisha, REL

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, bëri thirrje për uljen e tensioneve në vend dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të forta në Kosovë.

Ajo gjithashtu nënvizoi se Kosova duhet të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta, dhe të ulë tensionet në vend. Gjithashtu, Kosova duhet të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, shkruan Von der Leyen në “X”.

Ursula von der Leyen pasi përmbylli vizitën në vend, u nis drejt Shkupit për ta përfunduar atje turin e saj ballkanik.

The post Porosia e Von der Leyen: Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet appeared first on Klan Kosova.