Analisti politik, Jeton Halimi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka komentuar rolin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Kosovës dhe situatën politike në vend.
Ai tha se populli i Kosovës tashmë i ka hapur sytë, dhe se dinë kujt t’ia japë votë, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi mirënjohës gjithë jetën shtetit amerikan që ka ndihmuar Kosovën, duke qenë pranë nesh në çdo moment. Por politikanët tanë në Kosovë, duke përfshirë edhe pjesën e opozitës, shpesh nuk e dinë vlerën e një shteti kaq të madh që na ka përkrahur dhe vazhdon ta bëjë këtë. Unë mendoj se tash populli i Kosovës i ka hapur sytë dhe besoj se do të vlerësojë se cilët politikanë e meritojnë të udhëheqin shtetin, sepse ende ka njerëz që mendojnë se vetëm me politika të shekullit 19 mund të udhëhiqet Kosova”, tha Halimi.
The post Populli i ka hapur sytë, Halimi: ShBA-ja vazhdon të na mbështesë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.