E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePopoviq mbetet në paraburgim, përgëzohen institucionet e Kosovës

Popoviq mbetet në paraburgim, përgëzohen institucionet e Kosovës

Të dielën, zyrtarit serb, Igor Popoviq iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas seancës fillestare.

I njëjti u arrestua në Bërnjak, pas deklaratave të tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci tha se organet e sigurisë në Kosovë kanë bërë një vepër të qëlluar, pasi sipas tij rasti në fjalë ka të bëjë me vlerën më sublime të Kosovës, UÇK-në.

“Është vepër e mirë e qëlluar ligjore, sepse në këtë Republikë po respektohet ligji, sepse këtu po flasim për vlerat më sublime që ka vendi, po flasim për UÇK-në”, tha Dashevci.

E përgëzime për Policinë e Kosovës si dhe Prokurorinë tha njohësi i çështjeve politike, Adanan Sogojeva.

Derisa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi foli rreth asaj se pse zyrtari serb Popoviq ka mundur të mbajë fjalim për nxitje të urrejtjes.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

The post Popoviq mbetet në paraburgim, përgëzohen institucionet e Kosovës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT