E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmePolonia ngre aeroplanë luftarakë në qiell pas sulmeve ruse ndaj UkrainësSinjali

Polonia ngre aeroplanë luftarakë në qiell pas sulmeve ruse ndaj UkrainësSinjali

Aeroplanë polakë e të vendeve aleate u aktivizuan të martën herët për ta garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake, pasi Rusia kreu sulme ajrore me shënjestra në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Lajmin për aktivizimin e aeroplanëve luftarakë e dha Komanda Operuese e forcave të armatosura polake, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Hapat e ndërmarrë e kanë për qëllim garantimin e sigurisë në rajonet që kufizohen me zonat në rrezik” – thuhet në një shkrim të publikuar nga Komanda Operuese në rrjetin X.

Tërë territori i Ukrainës ishte nën alarm për sulme ajrore duke filluar nga ora 4 e 50 minuta të mëngjesit, pasi Forca Ajrore e Ukrainës paralajmëroi për sulme ajrore ruse.

Përderisa agresioni rus ndaj shtetit fqinj po vazhdon, komuniteti ndërkombëtar, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara, po bëjnë përpjekje për arritjen e një zgjidhjeje dhe ndaljen e konfliktit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se do t’i japë fund shpejt luftës, por aleatët evropianë kanë frikë se një proces i ngutshëm i paqes mund të jetë në dobi të Moskës.

Javën e kaluar, dy delegacione të ShBA-së dhe Rusisë zhvilluan bisedime në Riad të Arabisë Saudite.

Në këtë rund bisedimesh nuk ishin të ftuara as Ukraina, as aleatët evropianë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498