Në parlamentin izraelit ka ndodhur një incident të enjten, pasi deputeti arab Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga salla pas një fjalimi të fuqishëm kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, shkruan Gazeta Sinjali.
Odeh, anëtar i partisë opozitare Hadash, e cila bashkon arabët dhe hebrenjtë, akuzoi Qeverinë izraelite për krime ndaj popullatës civile në Gaza. “Lufta po vazhdon për një vit e gjysmë, në të cilën ju keni vrarë 19.000 fëmijë, 53.000 palestinezë, keni shkatërruar të gjitha universitetet dhe spitalet”, deklaroi ai. “Dhe për ju nuk ka fitore politike. Ju ndjeni se nuk ka fitore politike. Prandaj po çmendeni”, shtoi deputeti para se të ndërpritej dhe të nxirrej jashtë nga rojet.
Deklaratat e Odeh vijnë në kohën kur Izraeli ka intensifikuar ofensivën në Gaza, ndërkohë që enklava palestineze përballet me një krizë të thellë humanitare për shkak të urisë dhe bllokadës së ndihmave humanitare.
Që nga fillimi i luftës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, ku u vranë rreth 1300 izraelitë dhe u rrëmbyen qindra të tjerë, më shumë se 50.000 palestinezë – shumica gra, fëmijë dhe civilë – kanë humbur jetën nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);