E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia thotë se s’ka të lënduar nga zjarri te fabrika në hyrje...

Policia thotë se s’ka të lënduar nga zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës

Një depo është kapluar nga një zjarr i madh në hyrje të Prishtinës në afërsi të “Rrethit te Ismeti”.

Rreth kësaj ngjarje është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana, deklaroi për Klankosova.tv se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana për Klankosova.tv.

Zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës, Shkodra: Të rrezikuara kanë qenë edhe ndërtesat përreth

The post Policia thotë se s’ka të lënduar nga zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT