E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia shpëton një person në Gjilan, substanca kimike në veturë ia kishte...

Policia shpëton një person në Gjilan, substanca kimike në veturë ia kishte përkeqësuar frymëmarrjen

Policia ka shpëtuar një person në automjet i cili kishte vështirësi në frymëmarrje si pasojë e erës së rëndë nga një substancë me përmbajtje kimike, njofton Klan Kosova.

“Me datën 08.07.2025 rreth orës 23:55 në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në qytetin e Gjilanit, një patrullë policore nga Stacioni Policor në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta në pikë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se një person mashkull i vitit të lindjes 1977, i cili ndodhej i vetëm në automjet dyshohej se kishte probleme shëndetësore, probleme këto si pasojë e derdhjes së një shesheje me substancë me përmbajtje kimike (HCL) në automjet”, ka thënë për KlanKosova.tv, Valon Hasani, zëdhënës për Policinë Rajonale të Gjilanit.

“Si pasojë e erës së rëndë të shkaktuar nga këto substanca, personi kishte shfaqur vështirësi dhe probleme shëndetësore të menjëhershme”.

“Zyrtarët policorë kanë reaguar me shpejtësi duke i ofruar ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar menjëherë ekipin emergjent. Ekipi mjekësor ka arritur në vendngjarje duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore personit në fjalë”.

The post Policia shpëton një person në Gjilan, substanca kimike në veturë ia kishte përkeqësuar frymëmarrjen appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT