Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimi të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim.
Personi i shpallur në kërkim dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij të lajmëroj Policinë e Kosovës.
Informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.
The post Policia shpall në kërkim një person për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” appeared first on Klan Kosova.