Policia shkatërron nesër armët e vogla dhe të lehta ilegale

Policia shkatërron nesër armët e vogla dhe të lehta ilegale

Policia e Kosovës nesër organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.

Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet në ambientet e Metal 05 në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, transmeton Klankosova.tv.

Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britanike, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

“Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Programit të Kosovës për Siguri (KSSP) përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia si dhe nëpërmjet projektit rajonal IPA, mbështetje për forcimin e luftës kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor (IPA/2021/425-067), financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga SEESAC”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja nis nesër nga ora 09:30.

The post Policia shkatërron nesër armët e vogla dhe të lehta ilegale appeared first on Klan Kosova.