Policia shkatërron bimë kanabisi dhe sekuestron 121 kg në Himarë, shpallen dy në kërkim

news image

Në Himarë, Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 302 bimë kanabisi, ndërsa ka sekuestruar 121 kilogramë të bimëve në proces tharjeje, njofton forca e rendit.

Sipas komunikatës zyrtare, janë identifikuar dy persona si të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim. Materialet procedurale u dërguan te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/