Policia ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Jugut ka realizuar hetime të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se bastisjet janë realizuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, si dhe 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve” dhe ” Dhunë në familje”. /Klankosova.tv
The post Policia sekuestron armë të gjata dhe rreth 450 fishekë në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.