Policia publikon fotografitë e një të dyshuari për vjedhje në Malishevë, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia publikon fotografitë e një të dyshuari për vjedhje në Malishevë, kërkon ndihmën e qytetarëve

Hetuesit e Stacionit Policor në Malishevë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë publikuar fotografitë e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje të raportuar në fshatin Banjë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e personit të paraqitur në fotografitë e shpërndara.


Policia u ka bërë apel qytetarëve që kanë informacione të mundshme lidhur me rastin të kontaktojnë në numrin e telefonit 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]