Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Malishevë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetime lidhur me një rast të raportuar për veprën penale “Vjedhje”, që ka ndodhur në fshatin Banjë, komuna e Malishevës.
Si pjesë e hetimeve, Policia e Kosovës ka bërë publike fotografitë e një personi të dyshuar në këtë rast dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Të gjithë ata që kanë informacion relevant në lidhje me të dyshuarin, mund të kontaktojnë Policinë përmes: Numrit të emergjencës 192, Stacionit më të afërt policor, Email-it zyrtar: [email protected]
Policia thekson se çdo informacion i dhënë do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!