Policia i ka nisur hetimet lidhur me incidentin që ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, pas ndeshjes Liria-Vëllaznimi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në incident.
“Pasi janë shqyrtuar të gjitha raportet dhe deklaratat, nga Stacioni Policor në Prizren është hapur rast “Lëndim trupor””, tha Bytyqi për Klankosova.tv
Dyshohet se tifozët vendas “Arpagjikët”, kishin hyrë në fushë duke tentuar t’i sulmonin futbollistët mysafirë./ Klankosova.tv
Policia jep detaje rreth incidentit në ndeshjen Liria – Vëllaznimi
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>