E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia përdor armën për të ndaluar veturën e dyshuar në Leposaviq

Policia përdor armën për të ndaluar veturën e dyshuar në Leposaviq

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë patrullimit me KFOR-in në Leposaviq, njësiti policor kufitar tentoi të ndalojë një veturë të dyshuar pa targa me dy persona brenda, të cilët tentuan të shmangin ndalimin.

Njëri prej të dyshuarve, u ndalua, por nuk iu bind urdhrave të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë arsye, zyrtari policor përdori armën zyrtare për të detyruar ndalimin, pa shkaktuar lëndime, thuhet në raportin policor.

“Rasti është njoftuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ndërsa gjyqtarja kompetente ka urdhëruar shqiptime të dy fletëparaqitjeve ndaj të dyshuarit”.

The post Policia përdor armën për të ndaluar veturën e dyshuar në Leposaviq appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT