E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia parandalon kontrabandimin e barnave nga Serbia në Novosellë

Policia parandalon kontrabandimin e barnave nga Serbia në Novosellë

Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se rreth orës 13:25 në Novosellë, pasi që është futur në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Kontrabandë me mallra’, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Policia parandalon kontrabandimin e barnave nga Serbia në Novosellë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT