Policia paralajmëron bllokime rrugësh për maratonën “Prishtina 2025”

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”, të dielën do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë në Prishtinë.

Sipas Policisë, janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe masat për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore.

Kjo bëhet me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.

“Policia e Kosovës do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova). Plani do të fillojë të zbatohet të dielën (28.09.2025), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës,” thuhet në njoftim.

Për të përballuar sa më lehtë situatën në qarkullim, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe ka lutur që ata të ndjekin udhëzimet e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/