Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren 

Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren 

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, është pajisur me një automjet të ri me radar mobil.

Më datë 20.08.2025, nga ora 09:00 deri në 10:15, patrulla e njëjtë ka bërë të ditur se ka organizuar një pikë kontrolli me veturë të pajisur me radar mobil në rrugën Prizren– Prevallë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë këtij operacioni siç thuhet janë shqiptuar gjithsej 13 fletëparaqitje për kundërvajtje, 8 fletëparaqitje për tejkalim në vijë të plotë, prej të cilave 5 automjete me targa të huaja, 5 fletëparaqitje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në zonën e kufizuar me 30 km/h.

Të gjitha kundërvajtjet janë video-incizuara nga radari mobil, duke shërbyer si dëshmi të pakontestueshme për shkeljet e evidentuara.

Policia e Kosovës apelon për respektim të rregullave të komunikacionit dhe njofton se kontrollet me radar mobil do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt në zonat me rrezikshmëri të lartë.

The post Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren  appeared first on Klan Kosova.