E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia nuk e përfshiu në raportin 24 orësh rastin e 27-vjeçarit që...

Policia nuk e përfshiu në raportin 24 orësh rastin e 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Për këtë rast u arrestuan pesë policë nën dyshimin se kryen veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, njofton Klankosova.tv.

E zakonisht kur ndodh një ngjarje pas mesnate, policia raporton të nesërmen në mëngjes, përmes raportit 24 orësh, gjë e cila sot ndodhi me rastin e Agonit.

Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim në lidhje me këtë ngjarje.

Ndryshe, mbrëmë pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë lidhur me rastin e vdekjes së këtij 27-vjeçari, gjë të cilën e ka raportuar Klankosova.tv e më pas e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

The post Policia nuk e përfshiu në raportin 24 orësh rastin e 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT