Policia: Një i arrestuar për të shtënat në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Policia: Një i arrestuar për të shtënat në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një person është arrestuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, sonte rreth orës 21:30.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se nuk ka persona të lënduar nga këto të shtëna.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar”, tha Pllana.

Top Channel ka raportuar se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur pasi Shqipëria e ka shënuar golin e fitores ndaj ndeshjes me Serbinë, në minutën e 46-të, të shtesës. /Klankosova.tv

The post Policia: Një i arrestuar për të shtënat në Prishtinë, nuk ka të lënduar appeared first on Klan Kosova.