Policia nis hetimet mbi pretendimet se zv/drejtori i AVONET u kërcënua nga zyrtarë policorë

Dyshohet se një vajzë e mitur u dhunua nga dy persona

Policia e Kosovës, në një pronocim për Klankosova.tv, ka deklaruar se ka nisur një hetim preliminar, pas pretendimeve të Rrjetit të Organizatave Jo-qeveritare AVONET, se mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, zëvendësdrejtori i tyre, Lorik Krasniqi është ndalur dhe më pas është kërcënuar nga zyrtarë policorë.

Në reagimin e AVONET, thuhet se ndalimi zyrtarit të organizatës u bë pa asnjë dyshim të arsyeshëm, pa ndonjë arsye ligjore dhe, siç thotë rrjeti, në kundërshtim flagrant me të gjitha standardet demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, ky rrejt i organizatave jo-qeveritare shton se zyrtarët policorë kanë përdorur forcë fizike joproporcionale me rrethanat e rastit, transmeton Klankosova.tv.

AVONET ka bërë me dije se ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisë hetim të pavarur dhe të gjithanshëm për këtë rast.

Ndër të tjera, organizata ka kërkuar edhe nga Prokuroria që urgjentisht të trajtojë këtë rast.

AVONET pretendon se zv/drejtori i saj u kërcënua nga policët në Ferizaj (VIDEO)

The post Policia nis hetimet mbi pretendimet se zv/drejtori i AVONET u kërcënua nga zyrtarë policorë appeared first on Klan Kosova.