Policia në Zveçan gjen tri armë të fshehura në një gyp të fshehur në pyll – s’ka të arrestuar

news image

Në fshatin Junake të komunës së Zveçanit, njësitet e Policisë Kufitare kanë gjetur tri armë të fshehura në një gyp në pyll, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë ka zbuluar një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për to.

Pas gjetjes, Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar armët.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për Sinjalin se nuk ka persona të arrestuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/