Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia në Vushtrri kap mbi 5 kg marihuanë dhe një armë, arrestohet...

Policia në Vushtrri kap mbi 5 kg marihuanë dhe një armë, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 5 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një armë zjarri në Vushtrri, me ç’rast ka arrestuar një të mitur të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së premtes, derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast kanosjeje.

Gjatë kontrollës të miturit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 5 kilogram e 61.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe një armë zjarri e llojit pistoletë me 6 fishekë.

I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, ndërsa ndaj tij janë iniciuar rastet penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Një person i dyshuar i moshës së mitur është arrestuar e gjithashtu janë njoftuar hetuesit e Njësisë për hetimin e trafikimit të narkotikëve të cilët së bashku me krim-teknikën e Stacionit Policor Vushtrri kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë vazhduar me veprime tjera hetimore”, njoftoi Policia. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT