Policia në veri vetëm me një shujtë në 12 orë?

Policia e Kosovës

Raportohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që i shërbejnë veriut të vendit 12 orë në ditë, nga nesër do të shërbehen vetëm me një shujtë në ditë.

Opinionisti Zejnullah Jakupi, thotë se nëse një çështje e tillë qëndron, sipas tij, do të bëhet pjesë më e gjerë e problemeve të logjistikës apo përkrahjes fizike gjatë operacioneve, transmeton Klankosova.tv.

“Situata është shumë e brishtë, sepse ne siç e patëm sulmin terrorist, prandaj vërtetë kjo tema që bëhet për çështjen e ushqimit apo shujtave, mund të pjesë më e gjerë e problemeve të logjistikës apo përkrahjes fizike gjatë operacioneve, por në fakt kjo nuk dihet saktë, nëse e kërkon nuk gjen shumë informata”, u shpreh Jakupi për “Kosova Today”.

Gazetari Vullnet Krasniqi nga ana tjetër thotë se shumë pak informacione jepen për një fenomen të tillë.

The post Policia në veri vetëm me një shujtë në 12 orë? appeared first on Klan Kosova.