E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia në Prishtinë sekuestroi 18 armë brenda një jave

Policia në Prishtinë sekuestroi 18 armë brenda një jave

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë  realizuar 221 urdhëresa gjykate në lokacione të ndryshme dhe në kuadër të operacioneve të ndara.

Prej tyre, 56 ishin për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër kishte të bëjë me kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe urdhëresa të tjera të natyrës ligjore.

Sipas njoftimit të lëshuar për media,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur detyrimet e përcaktuara.

Në të njëjtën periudhë, policia ka zhvilluar kontrolle të shtuara edhe në sektorë të tjerë të sigurisë. Si rezultat, janë sekuestruar 18 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra fishekë.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë rrugore, janë shqiptuar gjithsej 4,007 gjoba për kundërvajtje dhe shkelje të Kodit Rrugor. 464 prej tyre janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe ato me radar mobil, si pjesë e masave teknologjike për kontroll më të avancuar në trafik.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aksione të tilla me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet dhe rrethinë.

 

The post Policia në Prishtinë sekuestroi 18 armë brenda një jave appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT