Policia e Gjilanit ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 942 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut gjatë javës së kaluar, si pjesë e planeve të saj për sigurinë rrugore.
Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë hetuar 17 aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me të lënduar, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu, janë shqiptuar masa ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike ndaj 19 shoferëve.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, veçanërisht atyre me pasoja fatale, Policia e Gjilanit u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin rripin e sigurisë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>