Policia në Gjilan konfiskon armë dhe substanca narkotike 

Policia në Gjilan konfiskon armë dhe substanca narkotike 

Policia në Gjilan brenda një jave ka ndërmarrë disa veprime operative dhe hetimore, duke identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar dhe konfiskuar armë dhe mjete të tjera.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gatë këtyre veprimeve janë sekuestruar: Katër raste armësh, pistoleta dhe 29 fishekë, tetë raste posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, dy raste armësh të ftohta (thikë),  një rast shufre metalike, transmeton Klankosova.tv.

Policia thekson se veprimet janë pjesë e përkushtimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet që bien ndesh me ligjin.

Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes numrit 192, email-it [email protected] ose pranë stacionit më të afërt të policisë.

The post Policia në Gjilan konfiskon armë dhe substanca narkotike  appeared first on Klan Kosova.