Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1026 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 6 patentë shoferë gjatë javës që lamë pas.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe, janë raportuar gjithsej 25 aksidente në rajon, transmeton Klankosova.tv.
Prej tyre, 11 ishin aksidente me lëndime, ku 16 persona janë lënduar, ndërsa 14 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe ka apeluar tek shoferët që të tregojnë kujdes më të madh në komunikacionin rrugor.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>