Në shenjë nderimi dhe respekti për 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, artisti i ri, Blend Zogaj, i dhuroi këtij institucioni hartën e Republikës së Kosovës, një vepër arti të punuar nga vet ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, e falënderoi Zogajn për dhuratën, transmeton Klankosova.tv.
“Drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, e falënderoi artistin Zogaj për këtë dhuratë të çmuar të dedikuar për Policinë e Kosovës, e cila i shërben me nder vendit dhe qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e PK-së.
The post Policia në ditëlindjen e saj të 26-të pranoi si dhuratë hartën e Kosovës appeared first on Klan Kosova.