Policia ndalon tri automjete që transportonin dru pa dokumentacion në Ferizaj

news image

Njësitë policore të stacionit në Ferizaj kanë realizuar sot një aksion në kuadër të planit operativ ‘Mbrojtja e pyjeve 2025’, gjatë të cilit janë ndaluar tri automjete me targa vendore që transportonin dru, raporton Gazeta Sinjali.

Kontrollet treguan se shoferët e automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacion të nevojshëm. Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejshme ligjore.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin e nevojshëm. Në bazë të informacioneve operative, aksioni është zhvilluar me sukses, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/