Policia e Kosovës ka ndaluar një rast kontrabande në fshatin Domorovc, pas një operacioni policor që u zhvillua mbi bazën e informacioneve të pranuara, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij aksioni, është ndaluar një automjet me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari. Në kontrollin e bërë në automjet janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca), me vlerë rreth 6,000 euro, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar dokumentacion përkatës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa kafshët e kontrabanduara janë dorëzuar në doganën kompetente.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, përfshirë edhe kontrabandën, dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!