Policia me super angazhim për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Policia me super angazhim për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Nga 5 shtatori deri më 7 shtator u mbajt Festivalit i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest – 2025” në Bërnjakë – Rahovec.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe ndërmori të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të festivalit, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi nga ana e Policisë, u bë e ditur se në kuadër të këtij angazhimi, njësitet policore kanë qenë të angazhuara me prezencë fizike dhe në gatishmëri për ndërmarrjen e masave të nevojshme për ruajtjen dhe monitorimin e rendit publik, parandalimin e sjelljeve asociale dhe të paligjshme, sigurimin e hapësirës, rregullimin dhe kontrollin e komunikacionit rrugor, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve operative dhe hetimore në mënyrë që festivali të zhvillohej në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike, gjithnjë në koordinim të plotë me shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve, rreth 60 mijë përfshirë qytetarë vendorë dhe të huaj, delegacione të ndryshme, organizatorë , artistë brenda dhe jashtë vendit, Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe frymën pozitive që ata treguan gjatë gjithë kohës së festivalit. Përkushtimi dhe respektimi i udhëzimeve nga ana e tyre ka mundësuar që ‘Hardh Fest 2025’ të zhvillohet si një ngjarje e sigurt, e qetë dhe e paharrueshme për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

The post Policia me super angazhim për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025” appeared first on Klan Kosova.