E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizPolicia me detaje tjera për aksidentin në Leposaviq, 5 nga të lënduarit...

Policia me detaje tjera për aksidentin në Leposaviq, 5 nga të lënduarit ishin maqedonas, një kosovare

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur në dalje të Leposaviqit.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook bëhet e ditur  se në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe zjarrfikësit, por policisë dhe shërbimi emergjent mjekësor.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se nga gjashtë të lënduarit 5 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës.

Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të njëjtit janë duke pranuar trajtim mjekësor. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT