E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/policia-me-detaje-per-cigaret-e-kapura-ne-aeroport-gruas-qe-iu-gjeten-ishte-nisur-per-ne-britani/Policia me detaje për cigaret e kapura në aeroport: Gruas që iu...

https://klankosova.tv/policia-me-detaje-per-cigaret-e-kapura-ne-aeroport-gruas-qe-iu-gjeten-ishte-nisur-per-ne-britani/Policia me detaje për cigaret e kapura në aeroport: Gruas që iu gjetën ishte nisur për në Britani – Klan Kosova

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku u gjetën 100 shteka cigare me bandelora të Shqipërisë të fshehura në dy bagazhe personale të një gruaje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet set rasti ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe se udhërtarja kishte për të shkuar në Britani të Madhe.

“Sot rreth orës 10:00, bazuar në informacione relevante, nga zyrtaret doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, në shkuarje me fluturimin për në Mbretërinë e Bashkuar është ndal një udhëtare”.

“Janë ndërmarr të gjitha masat e kontrollit nga autoritete dhe pas hapjes së valixheve në prezencë të udhëtares në fjalë janë gjetur 100 boksa (shteka) me cigare Malboro”, thuhet në njoftim.

Policia shton se sasia e cigareve është sekuestruar nga ana e Doganës së Kosovës dhe të njëjtit po merren me rastin. /Klankosova.tv

Po transportonte ilegalisht cigare, kapet shtetasja e huaj në Aeroportin e Prishtinës

The post Policia me detaje për cigaret e kapura në aeroport: Gruas që iu gjetën ishte nisur për në Britani appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT