E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/policia-me-detaje-per-aksionin-ne-prizren-nje-personi-iu-gjet-thike-brezi-u-intervistua-ne-stacion-111/Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë...

https://klankosova.tv/policia-me-detaje-per-aksionin-ne-prizren-nje-personi-iu-gjet-thike-brezi-u-intervistua-ne-stacion-111/Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion – Klan Kosova

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Prizrenit, ka dhënë detaje për kontrollet që u zhvilluan mbrëmë në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”.

Për Klankosova.tv nga kjo drejtori thanë se ky aksion u bë në bashkëpunim me Njësitin Kundër Trafikimit me Narkotikë dhe me përkrahjen e Njësive të Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Prishtina, Gjakova dhe dhe Ferizajt, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren

Klankosova.tv ka raportuar ekskluzivisht mbrëmë për rastin në fjalë se kontrolle u bënë në disa lokale, automjete dhe lagje të ndryshme të Prizrenit, ku me anë të burimeve Klankosova.tv mësoi se ishin të përfshirë rreth 100 zyrtarë policorë.

“Ky operacion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme e dukurive negative gjatë sezonës verore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër tjera, u shtua se gjatë këtij operacioni, të paktën tek një person është gjetur një thikë brezi.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftim.

Në fund u theksua se Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të tilla në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike për të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

The post Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT